Danezët së shpejti me veturë prej 1 milion funte e 1150 kuajfuqi [foto]

4 Shkurt 2017 - 18:04      

Me rastin e dhjetë vjetorit, kompania e njohur daneze Zenvo muajin e ardhshëm në panairin e veturave në Gjenevë do të prezantojë modelin e saj të veçantë me 1150 kuajfuqi, të quajtur Zenvo TS1 GT anniversary.

Zenvo TS1 GT anniversary do të vijë me motor 5.8-litër V8 me dy kompresora, gjë që do të jetë e mjaftueshme që ky model të arrijë shpejtësinë maksimale deri në 402 kilometra në orë, transmeton Koha.net.

Fjala është për modeli me dy ulëse i cili është ndërtuar me punëdore dhe vjen me shasinë nga fibra të karbonit dhe motor të vendosur në qendër të veturës.

Sipas informacioneve të tanishme, Zenvo TS1 GT anniversary do të kushtojë rreth një milion funte, ndërsa informata të tjera më të hollësishme ende nuk janë zbuluar.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...