Volkswagen prezantoi kabinën digjitale 3D [foto]

10 Janar 2017 - 09:37      

Në ngjarjen e madhe të sivjetme të teknologjisë, CES 2017, kompania gjermane prestigjioze Volkswagen ka prezantuar kabinën e konceptit të saj të së ardhmes të quajtur Volkswagen Digital Cockpit (3D), i cili ka për qëllim që të demonstrojë një përvojë më intuitive dhe më të sigurt të vozitjes.

Me fjalë të tjera, nga perspektiva e shoferit, kjo kabinë duket më shumë si një kabinë e aeroplanit sesa e një veture, ku siç shihet edhe timoni është në formë të timonit të aeroplanit, transmeton Koha.net.

Një nga pjesët kryesore të teknologjisë në këtë kabinë është përdorimi i dy ekraneve, njëri pranë tjetrit, të cilat krijojnë efektin e iluzionit tredimensional, kështu duke mundësuar që informacionet e rëndësishme të shfaqen përpara shoferit ndërsa ato më pak të rëndësishme shfaqen anash.

Pjesë e kësaj vetura të ardhmes është edhe çelësi i saj i mençur. Ky çelës në momentin e hapjes së veturës e di se kush do ta vozisë këtë veturë dhe automatikisht interieri i saj do të rregullohet.

Gjithashtu, kjo veturë e së ardhmes ka edhe një kompjuter i cili nuk kujdeset vetëm për parametrat e veturës, por ai mund të shndërrohet edhe në asistentin personal të shoferit, i cili mund të kërkojë në internet për të, të lëshojë muzikë etj.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...