7 automjetet mahnitëse për t’i mbijetuar fundit të botës [foto]

17 Shtator 2016 - 20:37      

Një dizajner i pavarur ka shpalosur idetë për ndërtimin e automjeteve më të fuqishme ndonjëherë për vetëm një qëllim - fundin e botës.

Siç e kuptuat, këto automjete nuk janë të vërteta. Në fakt, ato janë vetëm ide të automjeteve me veçori të përshtatshme për fundin e botës, shkruan Top Gear, transmeton Koha.net. Dhe janë me të vërtetë mahnitëse.

Burimi i lajmit: NeoMamStudios

Bugatti Chiron


Do të fillojmë me modelin kundër zombive – Chiron. Natyrisht, ka performancë më të lartë me të gjitha ato pajisjet për mbijetesë nga fundi i botës, por ende mbetet automjeti më i shpejtë në këtë listë. Është mjaft e dobishme për të shpëtuar nga zombitë, edhe pse nuk ka pasqyra. Ky Bugatti Chiron është me kapacitet prej rreth 1500 kuajfuqi dhe shpejtësinë maksimale e arrin deri në 420 kilometra në orë.

The Marauder


Marauder i blinduar do t’ju mbajë juve dhe nëntë të mbijetuar tjerë të sigurt kundër eksplozivëve, minave dhe plumbave. Mund të mbajë peshë deri në 4.500 kilogramë dhe vjen me veçorinë për pamje gjatë natës dhe shpejtësinë maksimale deri në 120 km/h, që do të thotë se është i përsosur për ikje gjatë natës.

Cadillac One (The Beast – Bisha)


Lideri i një shoqërie post-apokaliptike do të duhet të mbrohet, dhe këtë gjë më së miri mund ta bëjë ky Caddy mbresëlënës. Është pothuajse tërësisht antiplumb, me goma Kevlar të përforcuara dhe i veshur me pllaka nga çeliku kundër bombave, i cili edhe mund t’iu mbijetojë sulmeve kimike. Ky Cadillac po ashtu është i qëndrueshëm edhe ndaj zjarrit, që do të thotë se nëse fundi i botës është mjaft i nxehtë, ky mund ta përballojë.

Toyota Hilux


Hilux është sikur një bimë shumëvjeçare e preferuar e Top Gear-it për shkak të fuqisë së tij dhe aftësisë për të shkuar kudo, transmeton Koha.net. Ekziston një arsye pse Toyota Hilux është përdorur në vendet më të shkreta në Tokë. Ai është përdorur për arsye se ka një bosht të dyfishtë në pjesën e pasme, siç mund ta shihni edhe në foto, i cili në një farë mënyre e bën atë të duket mahnitës.

Land Rover Defender


Bota do të jetë një vend i tmerrshëm, i paarritshëm pa një Land me shirita lëvizës të tankut. Defenderët janë të njohur për terrene të cilat 4x4-shat tjerë nuk i arrijnë dot dhe, veçanërisht, këta janë të përdorshëm si metal ‘eksoskelet’ i cili mund të përdoret për ndërtimin e kampeve në shkretëtirat apokaliptike. Po ashtu duket se ka një sërë gomash rezervë në anën e pasme; e përkryer si potencial për Grand Prix-in e fundit të botës.

Oshkosh Wheeled Tanker


Nëse arrini që të fusni në dorë këtë bishë të armatosur e të blinduar, do t’i falënderoheni rrotave të tij, që janë për të gjitha terrenet, e që do t’ju shpëtojnë nga njerëzit që do të duan të ju hanë - zombit. Ai mund të bartë deri në rreth 20 mijë litra naftë.

Action Mobil Desert Challenger


Nuk është një Dodge Challenger i zakonshëm, por më i mirë dhe më i dobishëm në një situatë apokalipsi. Ky është një kamp-shtëpizë katër-boshtor me tetë rrota të cilin mund ta parkoni edhe në ndonjë ndërtesë të shkatërruar, siç mund të shihni edhe në foto. Mund të bartë deri në 660 galonë naftë. Këtë automjet ndryshe mund ta shohim edhe si një spital të mirë mobil.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...