“Fehi po thotë” emisioni më i ri në KTV [video]

8 Shkurt 2017 - 20:19      

Kohavisionit i shtohet një emision i ri argëtues. “Fehi po thotë” është titulluar emisioni më i ri në KTV i cili rikthen në ekran televiziv prezantuesin e njohur komik, Fehmi Feratin.

I ftuar në emisionin “Express”, Ferati ka shpalosur detaje rreth projektit të ri televiziv.

“Do të jetë një lloj stand-up komedi. Do të ketë edhe rubrika të ndryshme si ‘Fehi Facebook’, ‘Fehi Press’, ‘Fehi Instagram’ dhe të tjera.

Mysafirët e ftuar do të rrëfejnë për ngjarje të caktuara përmes interpretimit komik. Në këtë mënyrë përmes humorit do të dërgojmë mesazhe dhe do të nxisim debate”, është shprehur ai.

Mysafirët e ftuar do t'i përkasin fushave të ndryshme dhe do të jenë bashkë-prezantues të emisionit.

“Fehi po thotë” do të transmetohet çdo të premte në ora 20:50 në KTV. Edicioni i parë do të jetë këtë të premte, më 10 shkurt.

Pse është titulluar “Fehi po thotë”? Cilat janë risitë që ai sjell me këtë emision? Këto dhe detaje tjera rreth emisionit të ri mund t’i mësoni përmes videos së mëposhtme:


“Fehi po thotë” emisioni më i ri në KTV by kohanet
FEHI PO THOTË PREJ TË PREMTES NË KTV by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...