Shtatë të arrestuar për krime ekonomike dhe korrupsion

23 Korrik 2015 - 11:34      

Prishtinë, 23 korrik - Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Policia e Kosovës, duke u bazuar në kompetencat e saj, detyrat dhe përgjegjësitë që dalin nga ligjet e aplikueshme dhe ligji për Policinë, si dhe implementimin e planeve dhe strategjive policore në funksion të luftimit të dukurive negative dhe veprave të ndryshme penale që cenojnë rendin, ligjin si dhe dëmtojnë imazhin e shoqërisë sonë, ka ndërmarrë disa veprime hetimore dhe operacionale, të cilat kanë rezultuar edhe me arrestimin e disa personave të dyshuar, thuhet në komunikatën e përbashkët të tyre.

Rasti : 1). Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në kuadër të Policisë së Kosovës, nën dyshimin e bazuar se ka kryer vepër penale ”Mashtrim” ka arrestuar një (1)person të dyshuar mashkull Kosovar Shqiptar (pronar i një kompanie) i cili në bashkëpunim me disa operator (Tour-Operator) në Zvicër, Gjermani dhe Kosovë, kishin mashtruar me aviobileta bashkatdhetarët tanë me qëndrim në Zvicër dhe Gjermani.

Mashtrimi ishte kryer përmes të ashtuquajturit “Call-Center” (thirrje dhe sms) duke ju ofruar oferta (bileta) të lira fluturimi. Vlera e mashtrimit nga të gjitha kompanitë mashtruese dyshohet të jetë mbi pesëqind mijë (500.000) €uro.

Rasti: 2). Më 15.07.2015, Prokuroria Themelore në Ferizaj, Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit e mbështetur edhe nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bashkëpunim me Inspektorët Komunal të ATK-së, si dhe Oficerët Doganor kanë zhvilluar planin operativ ,, Lojërat e fatit” dhe me këtë rast janë kontrolluar (14) lokale të lojërave të fatit, me ç'rast ka rezultuar se vetëm dy ( 2 ) nga lokalet e kontrolluara i kanë plotësuar kriteret për vazhdimin e punës, kurse dymbëdhjetë ( 12 ) të tjera janë mbyllur nga inspektorët e ATK-së.

Gjatë realizimit të këtij plani janë konfiskuar dhjetë (10) aparate të lojërave të fatit dhe tri (3) shtëpiza të lojërave "Keno". Policia në bashkëpunim me prokurorin e Shtetit nga Prokuroria themelore në Ferizaj, pas ndërmarrjes së masave të lartshënuara kanë vazhduar me hetimin dhe verifikimin se sa po respektohet masa e mbylljes së lokaleve të lojërave të fatit nga menaxherët e këtyre subjekteve ekonomike .

Gjatë verifikimeve është vërejtur se pesë ( 5 ) nga dymbëdhjetë lokalet e mbyllura janë hapur në kundërshtim me ligjin nga pronarët e tyre. Si rrjedhojë e hetimeve më 21.07.2015, Policia e Kosovës me autorizim të prokurorit kompetent nga Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndërmarrë një aksion ku janë rimbyllur të gjitha pikat e hapura në mënyrë të kundërligjshme.

Nën dyshimin e bazuar se kanë kryer vepër penale "Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm" dhe "Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare apo shenjave" janë arrestuar pesë (5) menaxherë të këtyre pikave dhe me vendim të prokurorit, të njëjtëve u është shqiptuar masa e ndalimit prej dyzetetetë ( 48 ) orë.

Si vazhdimësi e hetimeve të rastit të fundit, dje rreth orës 13:00, në Ferizaj, Policia e Kosovës, me urdhër të prokurorit nga Prokuroria themelore në Ferizaj, ka arrestuar edhe një person të dyshuar, në cilësi të pronarit të një bastore sportive, pasi që i njëjti ka ushtruar veprimtari biznesi pa dokumentacion valid.

Numri total i personave të arrestuar arrin në shtatë (7) persona të dyshuar, një në rastin e parë e gjashtë në rastin e dytë, - thuhet në komunikatën e përbashkët të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe Policisës së Kosovës.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...