Rikthehen dyshimet për avancimet akademike në Universitetin e Prishtinës [video]

1 Shkurt 2017 - 20:25      

Dyshimet rreth avancimeve akademike sërish janë rikthyer në Universitetin e Prishtinës, “Hasan Prishtina”, raporton KTV.

Senati i universitetit publik ka vendosur për avancime akademike të 18 kandidatëve në njësi të ndryshme.

Për këto avancime ka hedhur dyshime organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim, sipas së cilës, rreth 10 prej tyre nuk i kanë plotësuar kriteret e duhura, që janë publikimet e punimeve shkencore në revista ndërkombëtare.

Rron Gjinovci, duke mos përmendur emra, thotë se shumica prej të përzgjedhurve për avancime akademike kanë marrë pjesë vetëm nëpër konferenca shkencore. Madje, Gjinvoci thotë se Senati e ka mbajtur këtë mbledhje sekrete edhe për media.
Por, një gjë të tillë e mohon zëdhënësi i UP-së, Afrim Hoti.

Gjinovci është shprehur se organizata e tij shumë shpejt do të dalë me emra dhe fakte, që sipas tij, këto avancime të profesorëve janë bërë pa e përmbushur kriterin e punimeve shkencore. Për t’u avancuar në pozitën profesor asistent nevojitet 1 punim shkencor, ndërsa për profesor të rinj dhe të rregullt duhen 5 punime shkencore.


Rikthehen dyshimet për avancimet akademike në... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...